Valon Berisha kërkon fitore para tifozëve të Kosovës

Sport November 12, 2017 - 18:23

Valon Berisha ka folur për përballjen e Kosovës me Letoninë.

Përfaqësuesja e Kosovës, nesër (e hënë) në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë zhvillon miqësoren me Letoninë, nga ora 19:30.

Kjo është miqësorja e parë për Kosovën, që nga ajo me Ishujt Faroe në vitin 2016.

“Stërvitjet kanë kaluar mirë. Ma merr mendja se jemi përgatitur mirë”, ka thënë fillimisht Berisha.

"Atmosfera është e mirë dhe besoj se do të kemi shumë shikues që do të na përkrahin në një fitore para popullit të Kosovës”, ka shtuar mesfushori. /Lajmi.net/