Lilaj kërkon fitore ndaj Turqisë

Sport November 12, 2017 - 15:58

Sabien Lilaj ka mbajtur sot një konferencë për media në prag të ndeshjes miqësore që kombëtarja jonë do të luajë ndaj Turqisë, ditën e hënë

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj tha se Shqipëria do të hyjë për fitore në ndeshjen ndaj Turqisë.

“Jam i kënaqur që grumbullohem sërish pas një kohe të gjatë në kombëtare. Është kënaqësi të riveshësh fanellën kuqezi. Shpresoj që nesër të kem minuta. Në çdo ndeshje hyjmë për fitore, edhe pse e dimë që përballë kemi kundërshtar të fortë. Do të japim më të mirën tonë”, tha Lilaj.

“Pozicioni ku ndihem më mirë është përpara mbrojtjes, edhe trajneri (Panucci) aty më ka provuar gjatë këtyre ditëve”, tha ai në fund.