Konferenca para ndeshjes, Ventura gëzon gjithë Italinë

Sport November 12, 2017 - 15:50

Giampiero Ventura ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Suedisë.

Ai u shpreh optimist për kalimin tutje, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ndryshe nga takimi në Suedi, do të ndryshojmë diçka dhe shpresoj që t’ia dalim e të marrim rezultat”.

“Nuk ka nevojë për panik, sepse që kur u hodh shorti dhe ramë në një grup me Spanjën, e menduam që mund të ishim edhe në ‘play off’, kështu që nuk është diçka e papritur. Tani duhet të përqendrohemi dhe të bëjmë maksimumin për të përmbysur rezultatin”.

“Pas ndeshjes thjesht thashë që gjykimi mund të kishte qenë më korrekt, por ne jemi Italia dhe duhet ta meritojmë në fushën e lojës kualifikimin. Unë i dëgjoj të gjithë, por në fund vendos vetë dhe jam i bindur që nesër do të marrim rezultatin që duam. Për këtë nevojitet, zemër, zgjuarsi taktike dhe shpejtësi”, u shpreh Ventura.