Kosova – Letonia, kë favorizojnë bastet

Sport November 12, 2017 - 15:13

Bastet e ndryshme ndërkombëtare në një formë e favorizojnë Kosovën në përballje me Letoninë, e cila luhet nesër në orën 19.30 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Një miqësore luksi por shumë e dobishme edhe për Kosovën sidomos që luan në Mitrovicë.

Bastet e ndryshme e kanë koeficientin në favor të Kosovës.

“Bwin” për fitoren e Kosovës e ka koeficientin 2.55, për barazim 3.10 dhe për triumfin e Letonisë 2.80.

“Expekt” e favorizon më shumë Kosovën, me koeficientin 2.45 për fitore, ndërsa për barazim e ka 3.20 dhe për fitoren e letonëve 2.80.

“Bet365” e ka një koeficient interesant, 2.39 për fitoren e Kosovës, për barazim 3.20 dhe 2.60 për fitoren e letonëve.