Tanya Mityushina tregon fiksimin për Cristiano Ronaldon

Sport November 12, 2017 - 14:44

Ajo është një nga modelet më të preferuara të momentit, teksa ndiqet nga disa qindra mijëra fansa në Instagram.

Bëhet fjalë për modelen ruse Tanya Mityushina, që së fundi, në një intervistë për mediat vendase, ka treguar fiksimin e saj për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

24 vjeçarja ka thënë se e admiron portugezin dhe se do të donte shumë të ishte krah tij. Ajo tregoi se nuk ka pasur asnjëherë mundësi ta takojë nga afër Ronaldon, ndonëse ka ndjekur disa ndeshje të Realit.

Nuk dihet ende nëse portugezi i ka dëgjuar fjalët e bukuroshes dhe a do të jetë i gatshëm të nisë një aventurë me një tjetër ruse, pas asaj me Irina Shayk, në periudhën 2010-2015.

Image

Image

Image

Image