Simeone i paprekshëm te Atletico

Sport November 12, 2017 - 14:34

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka konfirmuar mbështetjen e plotë të klubit për trajnerin Dieo Simeone, duke thënë se argjentinasi është i paprekshëm për klubin madrilen, transmeton zeri.info

Simeone është lidhur së fundmi me Evertonin, por argjentinasi ka mbështetjen e klubit madrilen.

Atletico Madridi është i pamposhtur në ligën spanjolle, por ka vuajtur për të gjetur rrjetën e golave këtë edicion.

Ndërkohë, më 18 nëntor do të luajë në derbin lokal kundër Real Madridit.

“Dua ta them më zë të lartë, Simeone është i paprekshëm në Altetico Madridi, për lojtarët, për drejtorët dhe për tifozët”, deklaroi Cerezo për gazetën “Marca”.

“Këtu nuk lejohet që të ketë dyshime për ‘Cholo’ Simeonen”, shtoi ai ndër të tjera./Zëri