Klubet ‘Polici’ dhe 'Studenti' kthehen me tri medalje nga Bullgaria

Sport November 12, 2017 - 13:30

Klubi i xhudos “Polici” dhe ai "Studenti", vazhdojnë ta bëjnë krenare Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan zeri.info.

Në fakt, xhudistët e rinj të klubit nga Prishtina dhe Vushtrria i kanë fituar tri medalje në turneun e mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë turne kanë marrë pjesë 840 garues nga 72 klube, ndërsa xhudistët kosovarë e fituan një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Trajneri Anton Cena tregon se konkurrenca ishte e fortë duke e marrë parasysh pjesëmarrjen kaq të madhe.

Rezultatet janë me sa vijon:

Garusit e klubit të judo-së " POLICI" të Prishtinës.

Dardan Cena -46 kg U14 vendin e parë.

Rrezarta Alimi -52 kg U12 vendin e dytë.

Ndërsa garuesi i klubit të Judo-së " Studenti" të Vushtrrisë:

Florian Gërguri -34 kg M12 vendin e tretë.

“Andaj me anë të këtij postimi falënderojmë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen që po e bën për të arritur rezultate të këtij niveli. Garat nuk kanë të ndalur. Javën që do vjen do na pret gara në Podgoricë të Malit të Zi. Faleminderit trajnerëve dhe të gjithë atyre që po punojnë për të u stolisur me medalje të këtij niveli”, ka shkruar Cena në Facebook. /Zëri/