Aguero kërkon më shumë nga Argjentina

Sport November 12, 2017 - 12:56

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero kërkon më shumë nga përfaqësuesja argjentinase pas golit të tij të 35-të ndërkombëtar në miqësoren ndaj Rusisë, transmeton zeri.info

Aguero është i lumtur që arriti ta tejkaloj Diego Maradonan me gola, por i bën thirrje skuadrës së tij që të përmirësohet akoma.

Aguero shënoi një gol të vonshëm në fitoren 1:0 në miqësoren ndaj Rusisë të shtunën. Ky gol ishte i 35-ti për sulmuesin, i cili e kalon Maradonan dhe Hernan Crespon (35 gola) në listën e golashënuesve, ndërsa mbetet pas Lionel Messit (61) dhe Gabriel Batistutas (54).

“Jam i lumtur për golin dhe fitoren, ne luajtëm shumë mirë dhe duhet të përmirësohemi ende”, deklaroi Aguero.

“Ka shumë lojtarë të rin dhe është shumë e vështirë që të njihemi me njëri-tjetrin. Mendoj se u kuptuam mjaft mirë mes vete. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë deri në Kupën e Botës”, shtoi ai./Zëri