Italia mund ta kthejë rezultatin

Sport November 12, 2017 - 12:43

Legjenda italiane e futbollit, Giancarlo Antognoni beson se ish-përfaqësuesja e tij mund ta kthehu rezultatin në ndeshjen e dytë të “Play-Off”-it ndaj Suedisë dhe të kualifikohet në Kupën e Botës 2018, transmeton zeri.info

Italia ka humbur 1:0 nde ndeshjen e parë, kurse ndeshja kthyese luhet të hënën në Milano në orën 20:45.

“Italia ishte e pafat sepse goditëm traversën dhe presuam një gol që mund të themi se ishte autogol”, deklaroi Antognoni.

“Rezultati 1:0 na penalizon, por mund ta kthejmë. Italia duhet të jetë sulmuesi në ‘San Siro’ dhe gjithashtu të ketë kujdes që të mos pësojë”, shtoi ai. Marco Verratti është i suspenduar për ndeshjen e së hënës, kurse në dyshim për shkak të lëndimeve janë Simone Zaza dhe Leonardo Spinazzola./Zëri