Ronaldo më i mirë se Messi

Sport November 12, 2017 - 12:09

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso thotë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi portugez dhe ai argjentinas shpesh krahason mes tyre dhe në këtë debat është përfshirë edhe Alonso.

Kamponi i dyfishtë botëror në Formula 1, i cili është anëtar nderi në klubin madrilen, thotë se nuk ka dyshime se cili është më i miri.

“Po, Cristiano është më i mirë se Messi”, deklaroi Alonso.

“Messi ka një talent të jashtëzakonshëm gjithashtu, por si tifoz i Real Madridit, mua më interesojnë vetëm lojtarët e Real Madridit”, shtoi spanjolli.

Messi dhe Ronaldo do të provojnë që të triumfojnë me kombëtaret e tyre përkatëse në Kampionatin Botëror, por Alonso mendon se favoritët kryesorë të këtij kompeticioni janë Spanja dhe Brazili./Zëri