30 kandidatët për 'Topin e Artë'

Sport November 10, 2017 - 17:09

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2017 do të mësohet me 7 dhjetor.

“France Football” ka bërë të ditur se fituesi i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2017 do të mësohet të enjten me 7 dhjetor dhe do të ketë program special në televizionin L'Equipe që do të fillojë nga ora 19:45 i udhëhequr nga futbollisti tashmë në pension, David Ginola.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi edhe këtë vit janë favoritët për të rrëmbyer “Topin e Artë” ku tashmë ka kohë që janë mësuar 30 kandidatët për këtë çmim e që mund t’i shikoni më poshtë, transmeton Gazeta Express.

Nëse Ronaldo fiton, do të jetë Topi i pestë i Artë aq sa ka edhe Messi, nëse triumfon argjentinasi, do të jetë i gjashti në karrierë, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori dhe mund ta lë prapa Ronaldon me katër të tilla. 

Image