Messi: U ndjeva i turpëruar të kthehesha në kombëtare pas vendimit për t’u pensionuar

Sport November 10, 2017 - 14:51

Lionel Messi ka zbuluar se ishte ndier i turpëruar të kthehej nga pensionimi në kombëtaren e Argjentinës.

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës e pranoi se ndihej i turpëruar të thoshte se dëshironte të kthehej në kombëtare, transmeton Express.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi pas humbjes së Argjentinës me penallti ndaj Kilit në finale të Kupës së Amerikës në vitin 2016 se do të pensionohej nga kombëtarja.

Por, pas largimit të trajnerit Ferardo Martino dhe ardhjes së Edgardo Bauza, Messi u bind të kthehej në kombëtare.

“Ishte një vendim i marrë në moment emocionues, por ndihesha i turpërua të thosha se doja të kthehesha në kombëtare”, ka thënë Messi për DIRECTV Sports.

“El Paton [Bauza] dhe shokët e skuadrës i bënë gjërat shumë më të lehta për mua të kthehesha. Tash jam 30 vjeç dhe kënaqem më ndryshe në futboll dhe më shumë se dikur. E shfrytëzoj çdo moment, në fushë dhe jashtë saj. Jam duke e përjetuar këtë moment me kombëtaren në një tjetër mënyrë”, ka shtuar Messi.