Nuk e dija që Neymar po largohej

Sport November 09, 2017 - 10:39

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se nuk e dinte për vendimin e Neymarit për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit deri në minutën e fundit, transmeton zeri.info

Gerard Piqued dhe Xavi kanë thënë se e dinin që Neymari po transferohej drejt klubit francez, por ish-bashkëlojtari i tij thotë se nuk dinte asgjë për këtë deri në momentin e fundit.

Ylli brazilian u largua në drejtim të parisienëve për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. I pyetur nëse e dinte se ish-bashkëlojtari i tij po largohej, Messi u përgjigj: “Sinqerisht, jo”.

“Deri në ditën e fundit të turit përgatitor ne po flisnim dhe nuk dinim asgjë. Ai thoshte që nuk ishte i vendosur se çfarë të bënte dhe nuk e dinte se çfarë po bënte. Të tjerët thanë se e dinin. Por, deri në minutën e fundit, ne po flisnim me të”, deklaroi argjentinasi./Zëri