Coutinho e deshi transferimin te Barcelona

Sport November 08, 2017 - 12:18

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është i bindur që mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka dashur që të transferohet te klubi spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Barcelona kishte shprehur interesim të madh për të nënshkruar me reprezentuesin brazilian, por Liverpooli vendosi që të mos e shesë lojtarin.

Suarez mendon që Barcelona përsëri duhet të bëj ofertë brazilianin.

“Sigurisht që ai e ka dashur (transferimin te Barcelona) sepse ai është një lojtar ambicioz dhe çdo lojtar dëshiron që të vijë te Barcelona. Ai kaloi nëpër një moment të vështirë dhe të komplikuar, por si një profesionist ka vazhduar që të tregojë se çfarë lojtari është dhe kualitetet individuale që ka”, deklaroi Suarez./Zëri