Ja kur i luan Shkëndija ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë

Sport November 07, 2017 - 12:56

Sërish ndryshim në orarin për ndeshjet e Kupës së Maqedonisë.

Shkaku i orarit të ngjeshur dhe ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë, Komisari për gara pranë FFM-së ka vendosur shtyrjen e takimit Vardari-Shkupi i vlefshëm për 1/8 e finales së Kupës që duhej të luhet më 8 nëntor, kur në program janë ndeshjet e para të çerekfinales.

Duke llogaritur faktin se pikërisht nga ky duel do të del emri i rivalit të Shkëndijës në 1/4 e finales, automatikisht nënkuptohet ndryshim edhe në terminet e skuadrës tetovare.

Paraprakisht ishte vendosur që Shkëndija takimet e çerekfinales t’i luajë më 29 nëntor dhe 17-të dhjetor, mirëpo pasi këto data tani më me gjasa do të shfrytëzohen për tu luajtur ndeshjet e prapambetura ndërmjet dy skuadrave shkupjane, rezulton se Shkëndija takimet e radhës në Kupën e Maqedonisë do t’i luajë në vitin 2018. /Zëri/