Rekordmeni Mbappe

Sport November 06, 2017 - 16:20

Me dy golat e shënuar për Paris Saint-Germainin ndaj Angers, Kylian Mbappe është bërë futbollisti më i ri në 40 vjetët e fundit që shënon 20 gola në Ligue 1.

Përfaqësuesi francez ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e thellë, 5:0, raporton zeri.info.

18-vjeçari ka realizuar katër gola këtë sezon në Ligue 1 dhe kishte shënuar edhe 16 sezonin e kaluar me Monacon për ta arritur këtë shifër të jashtëzakonshme pas vetëm 49 ndeshjesh, ndërkohë që ka dhuruar edhe 13 asistime.

Si 18 vjeç e 10 muaj Mbappe e ka bërë atë që nuk e ka bërë askush qe katër dekada.

Mbappe e bëri këtë arritje disa ditë pasi e regjistroi një tjetër rekord, duke u bërë futbollisti i parë nën 20 vjeç që shënon tetë gola në Ligën e Kampionëve.

Mbappe po thyen rekorde qysh kur kishte dalë në skenë me Monacon në sezonin 2015/16, kur ishte bërë debutuesi dhe golashënuesi më i ri në histori të klubit, duke e mposhtur rekordin e Thierry Henryt. /Zëri/