Kjo është toka ku pritet të ndërtohet Stadiumi Nacional i Kosovës

Sport November 06, 2017 - 14:55

Duket se më nuk është opsion. Është definitive. Më nuk ka dilema sa i përket ndërtimit të stadiumit nacional të Kosovës, i cili është bërë temë diskitimi javëve të fundit.

Fillimisht ishte ndarë toka në Bërnicë të Prishtinës, e së fundmi u përmend edhe opsioni tjetër, ai i Drenasit.

Por, dita e sotme ka zbuluar dhe përcaktuar shumëçka.

Stadiumi nacional i futbollit do të ndërtohet në fshatin Korroticë të Drenasit, përballë Parkut të Biznesit, e jo ku ishte planifikuar nga Qeveria e kaluar - në Bërnicë të Poshtme, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë i ka prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përballë Parkut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.

Image

Në shikimin e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.

Lokacioni për ndërtimin e stadiumit të Kosovës ishte përcaktuar vitin e kaluar në Bërnicë të Poshtme, por tashmë duket se lokacioni do të ndërrohet.

Gjithçka nisi me deklaratën e numrit një të MKRS-së, Kujtim Gashi, se “stadiumi mund të ndërtohet në Drenas”.

Më pas edhe Lladrovci si dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e mbështeten këtë ide, që tashmë duket se po bëhet realitet.