Suarez është një 'vrasës'

Sport November 05, 2017 - 14:37

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se sulmuesi i skuadrës së tij, Luis Suarez është një “vrasës” dhe se sheh shenja të mira nga uruguaiani, i cili ka qenë jashtë forme këtë edicion, transmeton zeri.info

Suarez ka shënuar vetëm tre gola në ligën spanjolle nga tetë ndeshje dhe dështoi përsëri për të shënuar edhe në fitoren 2:1 ndaj Sevillës të shtunën.

Por, Valverde thotë se Suarez është duke dhënë sinjale pozitive.

“Ne flasim shumë për Suarezin së fundmi, por jam i kënaqur që e kam në skuadër për shkak të mënyrës sesi punon dhe për gjërat që na dhuron”, deklaroi Valverde.

“Ai është një vrasës. Pavarësisht faktit që nuk është duke shënuar së fundmi, ai gjithmonë ka raste. Dhe kjo është një shenjë e mirë”, shtoi strategu spanjoll./Zëri