Heynckess i befasur nga renditja e Bayernit

Sport November 05, 2017 - 13:13

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se kurrë nuk do ta besonte para një muaji që skuadra e tij do të merrte kryesimin e ligës gjermane, transmeton zwri.info

Gjigandi bavarez mposhti Borussia Dortmundin 3:1 të shtunën dhe tani mban vendin e parë me një shkëputje prej 4 pikësh me vendin e dytë, që mbahet nga Leizigu.

Heynckes mori drejtimin e klubit gjerman në muajin shtator dhe në atë kohë Bayern Muncihu renditej në vendin e dytë me katër pikë më pak sesa Borussia Dortmundi që mbante vendin e parë.

“Ne luajtëm një futboll të jashtëzakonshëm ndaj një skuadre shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Duhet të pranojmë se Dortmundi kishte raste shumë të mira. Por, Sven Ulreich na mbajti në lojë. Ekipi ishte 100% i motivuar”, deklaroi Heynckes.

“Para 4 javësh askush nuk mund të parashikonte se do të ishim gjashtë pikë para Dortmundin dhe katër para Leipzigut”, shtoi gjermani./Zëri