De Bruyne synon të qëndrojë gjatë te City

Sport November 03, 2017 - 11:37

Mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne po i pëlqen jeta nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola dhe nuk planifikon që të largohet nga klubi anglez në një të ardhme të afërt, transmeton zeri.info

De Bryune thotë se nuk planifikon që të largohet nga “Etihad”, duke thënë se dëshiron që të qëndrojë në Prmierligë për një kohë të gjatë.

26-vjeçari ka edhe katër vite kontratë me Manchester Cityn dhe po i pëlqen jeta nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola.

“Që prej ardhjes së Pep (Guardiolas) në klub, ai luan me stilin e futbollit, të cilin unë e pëlqej, që ia lehtëson punën lojtarit. Më pëlqen projekti dhe jam shumë i lumtur këtu dhe e shoh veten këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi reprezentuesi belg./Zëri