Isha i detyruar ta shesë Milanin

Sport November 03, 2017 - 10:54

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi thotë se ishte i detyruar që ta shesë gjigandin italian dhe se kishte gjetur një grup kinezësh, të cilët i kishin premtuar që do të shpenzonin 250 milionë euro, por shprehet se e ka të vështirë që ta shoh ish-klubin e tij në këtë gjendje, transmeton zeri.info

Ish-kryeministri italian ia shiti klubin kinezit Yonghong Li në prill, por italianëve iu kanë munguar rezultatet, pavarësisht nënshkrimit me 10 lojtarë të rinj.

“Më shkaktoi një dhimbje të madhe, por nuk mund të vazhdoja në atë mënyrë”, deklaroi Berlusconi. “Isha i detyruar që ta shes Milain. E gjeta këtë zotërinë kinez, i cili më premtoi që do të shpenzonte 250 milionë euro për ta përforcuar skuadrën. Është një çështje tjetër nëse flasim për kualitetin e kampanjës së transferimeve”, shtoi italiani./Zëri