Kështu e përjetoi futbollisti kosovar ndeshjen e sontme të Beogradit

Sport November 02, 2017 - 21:40

Deklarata e Bajram Jashanicës pas ndeshjes për “Supersport”:

“Rrezikuam pak por loja jonë nis nga portieri, por ndaj ekipeve të tillë s’duhet ta luajmë topin aq mbrapa. Partizani ka ekip shumë të mirë, bëmë maksimumin, por maksimumi nuk vlen ndonjëherë, tani të vazhdojmë përpara.

Kemi punuar në stërvitje që të shkojmë me 3-4 lojtarë në sulm, por Partizani nuk na i mundësoi diçka të tillë sepse ishte cilësor në mbrojtje. Çdo lojtar ka qëllim të shënojë, sot nuk ia arritëm as unë as bashkëlojtarët, është ndjenjë e mirë të shënosh në këto nivele, por na mungoi dhe pak fati në rastet që kishim. Nëse do kërcenim te rasti i faullit mund të na i fuste topin poshtë këmbëve, por ai është vendim momenti.”