Sa shanse ka Skënderbeu tani për t'u kualifikuar?

Sport November 02, 2017 - 21:26

Humbja e pësuar në Serbi ka bërë që shanset e korçarëve për të kaluar në fazën tjetër të zbehen ndjeshëm. 

Megjithatë, duke mbetur edhe dy sfida për t’u luajtur, Skënderbeuka të drejtën që të nisë të bëjë llogaritë se si mund t’ia dalë.

Mirëpo, në të gjitha rastet, nuk do të mjaftonte vetëm paraqitja e korçarëve, pa u kombinuar me sfidën tjetër të grupit. “Panorama Sport” servir mundësitë si mund të kualifikohen korçarët:

Duke qenë në kuotën e dy pikëve, Skënderbeut i duhen dy fitore në rast se do të tentojë që të shpresojë kualifikimin. Në këto kushte, pra duke mundur Dinamon e Kievit dhe Young Boys në sfidat e kthimit, korçarët arrijnë në kuotën e tetë pikëve. 

Mirëpo, nevojitet edhe që Partizani i Beogradit, të mos marrë më shumë se dy barazime. Në këtë rast, Dinamo Kiev do të kryesonte grupin dhe Skënderbeu do të renditej e dyta me tetë pikë. /albeu.com/

Image