Trajneri nacionalist i Partizanit: Ja çka janë shqiptarët për ne

Sport November 02, 2017 - 21:17

Skënderbeu ka pësuar humbje nga Partizani i Beogradit me rezultat 2:0.

Serbët arritën që ta mbyllin pjesën e parë në epërsi me një gol nga goditja e dënimit e shënuar nga Tosic.

Skënderbeu këtë pjesë lojë rrezikoi dy herë seriozisht me Vangjelin, por pa sukses.

Pjesën e dytë Skënderbeu e nisi mirë, por pësoi nga një gabim trashanik i Sabijen Liljat i cili i la topin, sulmuesit të Partizanit, të vetëm me Shehin që shënuan për 2:0.

Jashanica, Radas dhe Aliti rrezikuan seriozisht, por portieri vendas nuk lejoi golin.

Skënderbeu mbetet me dy pikë pas katër ndeshjeve.

Deklarata e trajnerit të Partizanit, Miroslav Djukiç, pas ndeshjes për “Supersport”:

Klas i Tosiç apo gabim i Skënderbeut që e zgjidhi ndeshjen?

Dihej që ndeshjen mund ta vendoste një detaj i vogël, siç ishte goditja e Tosiç në pjesën e parë. Na u dha mudnësia që të luanim disi më të tërhequr meqë krijuam avantazhin. Dihej që Skënderbeu ishte kundërshtar i vështirë dhe çdo ekip tjetër do ta ketë të vështirë përballë tyre. Gjithsesi, ne e morëm tripikëshin që deshëm në ndeshjen direkte.

I gëzuar vetëm për tri pikët apo edhe për mënyrën si rrodhën gjërat, meqë nuk pati incidente?

Jam shumë i kënaqur edhe për tri pikëshin, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me mbresa të bukura nga kjo ndeshje. Ne i konsiderojmë miq shqiptarët dhe jo si armiq.

U mbrojtët në Elbasan, ndërkohë që në Serbi sulmuat më shumë…

Shënimi i golit vendosi ndeshjen. E dinim që në fillim që do të ishte sfidë shumë e fortë dhe shumë e vështirë, por në fund ja dolëm.