Ky është skandali i radhës në Beograd para ndeshjes

Sport November 02, 2017 - 18:47

Sonte në Beograd skuadra korçare e Skënderbeut do të përballet me Partizanin e Beogradit, ku ndeshja e parë që u zhvillua në "Elbasan Arena" përfundoi në barazim dhe pa incidente në fushë.

UEFA megjithatë dënoi ekipin shqiptar për thirrjet e hedhura nga tifozët në stadium. Por duket se problemet me tifozët ka edhe në Beograd. Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë mbushur stadiumin në parulla për Kosovën.

Sidoqoftë sot në mbrëmje në kryeqendrën e Serbisë nuk do të mungojnë tensionet ashtu siç tregojnë edhe parullat sporadike. apo nacionalizmi i grupimit famëkeq të tifozëve vendas, Grobari.

“Në stadiumin e Partizanit të Beogradit, atmosfera që krijohet është gjithmonë fantastike. Për sa i përket gjërave jashtë fushës, askush nuk kërkon probleme, por asnjë s’mund ta dijë se çfarë mund të ndodhë”, u shprehë një tifoz serb.

“Shpresoj të jetë një ndeshje fair play dhe të fitojë Partizani i Beogradit. Në lidhje me vendimin për të mos lënë tifozë të skuadrave kundërshtare në ndeshjet që luajnë Partizani dhe Skënderbeu, mendoj se është më mirë kështu”, thotë një tjetër tifoz, raporton Top-Channel.

Mediat serbe ndërkohë kanë paralajmëruar prezencën e rreth 2 mijë shqiptarëve nga Presheva, Bujanovci dhe Nishi, pavarësisht se është e ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të ekipit mik.