Në Beograd nuk luhet vetëm për prestigj, por edhe për...

Sport November 02, 2017 - 18:42

Ndeshja me Partizanin e Beogradit nuk është thjesht për prestigj, sidomos në kushtet kur Skënderbeu është ende në garë matematikisht për t’u kualifikuar në turin e ardhshëm. 

Sfidat e vlefshme për ndeshjet e Ligës së Europës janë të rëndësishme sepse mbushin edhe arkat e klubeve.

Në rast se Skënderbeu do të arrijë një fitore në Serbi, do të përfitojë 360 mijë euro, ndërkohë që një barazim në Serbi vlen 120 mijë euro.

Mirëpo, nuk përfundon këtu. Në rast se bardhekuqtë do të marrin një rezultat pozitiv, kanë shanse për kualifikimin në turin e ardhshëm dhe nëse pozicionohen në vendin e dytë në grup, do të marrin 300 mijë euro të tjera. 

Kualifikimi për në fazën e ardhshme të Ligës së Europës vlerësohet 500 mijë eurodhe Skënderbeu do të bëjë gjithçka për ta arritur. /albeu.com/