Montella ka kohë edhe dy ndeshje?
Sport
November 02, 2017 - 15:13
Pushimi i ardhshëm i klubeve për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve mund ta gjej Milanin me një trajner tjetër, nëse Vincenzo Montella nuk fiton në dy ndeshjet e ardhshme, transmeton zeri.info
Gjigandi italian tashmë është 12 pikë prapa zonës së Ligës së Kampionëve pas humbjes 2:0 nga Juventusi të shtunën.
Presioni mbi strategun italian është vazhdimisht duke u rritur dhe gazeta italiane “Tuttosport” beson se nëse Montella nuk arrin rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme mund të shkarkohet.
Milani ndeshet sonte me AEK-un në Ligën e Evropës, kurse të dielën luan ndaj Sassuolos në Serie A./Zëri