Alves zbulon kundërshtarin e preferuar të Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Sport November 02, 2017 - 13:51

Dani Alves ka theksuar se Barcelona i mirëpriste takimet me Arsenalin.

Dani Alves ka bërë të ditur se Barcelonës i pëlqente të takohej me Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Ai ka theksuar se skuadra katalane i mirëpriste takimet me “Gunners” në kohën kur Pep Guardiola ishte trajner i ekipit nga Camp Nou.

“Na pëlqente të luanim me Arsenalin”, deklaroi ai për “Four Four Two”, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi ndeshur disa herë me ta dhe rezultati ishte pozitiv. Ata ishin skuadër të cilën e dominonim dhe kishim kontroll mbi ta. Sa herë që kam luajtur kundër Arsenalit, ne dilnim me rezultat dhe paraqitje të mirë”, u shpreh Alves.