Laporte dëshiron Realin

Sport November 02, 2017 - 13:36

Mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte dëshiron transferimin te Real Madridi, raporton “Don Balon”.

Është raportuar se qendërmbrojtësi ka qenë në kontakte me trajnerin e madrilenëve, Zinedine Zidane dhe i ka ofruar francezit shërbimet e tij sepse dëshiron largimin nga Athletic Bilbao, transmeton zeri.info.

Laporte është paraqitur në 17 ndeshje këtë edicion me fanellën e klubit bask dhe ka realizuar një gol.

Interesim për reprezentuesin francez më herët kanë shprehur edhe Barcelona, Chelsea dhe Manchester City./Zëri