Reali do t’i heshtë kritikët

Sport November 02, 2017 - 11:26

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se klubi mbretëror do të rikthehet në formë dhe se zërat për një krizë të mundshme te madrilenët pas dy humbjeve janë të ngutshme, transmeton zeri.info

Ramos nuk ka asnjë dyshim që skuadra e tij do të kthehet në formë pas humbjes 3:1 nga Tottenhami të mërkurën.

“Ne e kuptojmë që tifozët mund të jenë të zhgënjyer pas rezultateve të fundit, por Real Madridi gjithmonë lufton për t’u kthyer dhe nëse ndokush mendon se jemi të mbaruar, ne do t’i heshtim ata. Nga përvoja ime në Real Madrid, kur humbni disa ndeshje, njerëzit fillojnë të flasin për kriza”, tha spanjolli.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë, të mbetemi të bashkuar dhe të bindur se Real Madridi që ne e njohim do të kthehet së shpejti”, shtoi ai. Ndeshjen e ardhshme madrilenët e luajnë të shtunën ndaj Las Palmasit./Zëri