Alli nuk është i befasuar me fitoren ndaj Realit

Sport November 02, 2017 - 11:12

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, i cili realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij 3:1 ndaj Tottenhamit, thotë se nuk është i befasuar nga kualiteti i paraqitjes së londinezëve ndaj madrilenëve, transmeton zeri.info

I pyetur nga gazetarët nëse ishte i befasuar nga paraqitja e Tottenhamit ndaj Real Madridit, Alli u përgjigj: “Të jem i sinqertë, jo”.

“Ne folëm pas ndeshjes si mysafirë dhe nuk mund të besonim sesa shumë hapësirë kishim në disa momente dhe që pasimi i thjeshtë disa herë dukej shumë i lexueshëm dhe ne ishim shumë të ngathët”, deklaroi Alli.

“Mendoj se ne e dinim se nëse do të ishim të qëndrueshëm në mbrojtje, do të mund të krijonin raste dhe me skuadrën që e kemi, ne nuk duam thjesht që ta jemi garues me këto skuadra, ne duam që të fitojmë”, shtoi anglezi./Zëri