Ronaldo: Nuk do të rinovojë me Realin

Sport November 02, 2017 - 10:33

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka mohuar se dëshiron një kontratë më të përmirësuar me madrilenët pas humbjes së skuadrës së tij 3:1 nga Tottenhami të mërkurën.

Me Neymarin, i cili ka një ujdi luksi me Paris Saint-Germainin dhe Messin, i cili pritet që të rinovojë së shpejti, është raportuar se Ronaldo do të kërkonte përfitime të njëjta me brazilianin dhe argjentinasin. Sidoqoftë, reprezentuesi portugez, i cili shënoi golin e vetëm të klubit spanjoll në humbjen 3:1 nga Tottenhamit, i ka mohuar këto zëra.

“Jam jaku bërë shumë mirë te Real Madridi. Kam edhe katër vite kontratë dhe nuk dua të rinovojë. Jam mirë”, deklaroi Ronaldo.

Real Madridi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit dhe portugezi i ka bërë thirrje skuadrës që t’i kthehet fitoreve.

“Situata është e keqe sepse ne jemi duke humbur dhe jemi mësuar që të fitojmë. Është një seri e keqe”, u shpreh 32-vjeçari./Zëri