Gënjeshtër e madhe nga mediat serbe para ndeshjes Partizan – Skënderbeu

Sport November 02, 2017 - 10:03

“Kurir” shkruan se të ndaluarit nga policia serbe nuk janë lejuar që të vijojnë udhëtimin në Serbi, duke qenë se nuk kishin lejen e nevojshme nga policitë e dy vendeve për dronin.

Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut është e konsideruar e një risku të lartë dhe, për këtë, masat e ndërmarra nga pala serbe janë shumë të larta.

Paraprakisht mes dy klubeve, por edhe dy shteteve ka pasur një dakordësim për një listë masash që do të ndërmerren për zhvillimin e këtij 90-minutëshi pa incidente.

Mirëpo dje, në mediat serbe është publikuar një lajm që bënte me dije se tre shqiptarë janë ndaluar në kufi, duke qenë se në makinën e tyre është gjetur një dron me telekomandë.

“Kurir” shkruan se të ndaluarit nga policia serbe nuk janë lejuar që të vijojnë udhëtimin në Serbi, duke qenë se nuk kishin lejen e nevojshme nga policitë e dy vendeve për dronin.

“Kurir” dhe “Vercernje Novosti” kanë qenë dy mediat serbe që i kanë bërë jehonë këtij lajmi, shkruan “Panorama Sport”.

BLOFI

Pak orë ka zgjatur jehona e mediave serbe mbi këtë informacion të shpërndarë. Ka qenë Ministria e Brendshme e Serbisë që ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë shqiptar të ndaluar në lidhje me një ngjarje të tillë.

Duket edhe një herë tendenca e mediave serbe për të trumbetuar shqiptarët si prishës të rendit dhe qetësisë në një ngjarje të tillë sportive, duke abuzuar me informimin publik.