Real Madrid, mos e transfero Kanen

Sport November 01, 2017 - 13:05

Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Real Madridit, Steve McManaman thotë se gjigandi spanjoll nuk duhet të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, transmeton zeri.info

Është raportuar se Real Madridi është duke shprehur interesim të madh për reprezentuesin anglez.

 Sidoqoftë, McManaman beson se sulmuesi nuk do të jetë një transferim i qëlluar i klubit madrilen.

“Jo, nuk do të nënshkruaja me Kanen”, deklaroi McManaman për gazetën spanjolle “Marca”.

“Do të preferoja të nënshkruaja me një djalë të ri si Mbappe. Do të ishte shumë e vështirë për të nënshkruar Kanen, çmimi i futbollistëve ditëve të sotme është i çmendur, ju nevojiten 200 milionë euro”, shtoi ish-mesfushori britanik.

Kane është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë vit dhe deri më tani ka realizuar 13 gola dhe 2 asistime në 12 ndeshje me fanellën e Tottenhamit./Zëri