Zënke mes lojtarëve të Realit

Sport October 31, 2017 - 09:05

Mediat spanjolle raportojnë për një zënkë mes dy lojtarëve të rëndësishëm të Real Madridit, gjatë humbjes së skuadrës së tyre ndaj Gironas në fundjavë, në kuadër të La Ligës.

Real Madridi humbi 2-1 ndaj Gironas në fundjavë dhe kësisoj mbetet 8 pikë prapa Barcelonës në renditjen tabelare të La Ligës.

Televizioni spanjoll Deportes Cuatro thotë ta ketë kapur komentin kur Marcelo dhe Luka Modric shkëmbejnë fjalë të nxehta gjatë një zënke të shkurtër, transmeton Express.

Në një moment, braziliani e humb topin dhe nuk arrin ta rifitojë. Kjo e shtyri mesfushorin kroat Luka Modric ta kritikojë atë.

Por Marcelo iu përgjigj me bërtitje: Ti thua se unë e kam katandisur... e ti jo?”.

Por, të dy lojtarët janë pajtuar shpejt dhe i gjithi ishte moment tensioni mes lojtarëve madrilenë.

Image