Përsëritet droni i Beogradit - Ja tani në cilin vend

Sport October 26, 2017 - 09:27

Droni me flamurin kroat nuk solli ndonjë problem të madh në fushën e lojës.

Dueli mes Zrinsit dhe Sarajevës në stadiumin e Mostarit solli një dron me flamur të Kroacisë.

Skuadra boshnjake u provokua nga ekipi kundërshtarë pasi flamuri kroat është i ndaluar me kushtetutën e Bosnjës e Hercegovinës, përcjell “lajmi.net”.

Por, droni me flamurin kroat nuk solli ndonjë problem të madh në fushën e lojës pasi ndeshja u ndërpre deri në largimin e tij për ta vazhduar ballafaqimin.