FIBA Europe Cup: Prishtina – Khimik, ndeshja mbyllet kështu

Sport October 25, 2017 - 22:13

Është mbyllur tashmë ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe BC Khimik, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup, shkruan zeri.info.

Dhe, kjo ndeshje është dominuar nga skuadra vendëse, e cila ka fituar me rezultat 76:65.

Prishtinasit ishin më të mirë gjatë krejt lojës, duke avancuar non-stop, ndërsa epërsia e tyre kohë pas kohe ka shkuar deri në 15 pikë.

Pjesa e parë është mbyllur 38:29 për ekpin kosovar, i cili e fitoi lojën me 11 pikë dallim.

Kjo ishte fitorja e dytë e prishtinasve në këtë kompeticion këtë sezon, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojnë te premten, gjithashtu ndaj ekipit ukrainas, prapë në kryeqytet. /Zëri/