Chelsea do të luftojë për Conten

Sport October 23, 2017 - 15:36

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka deklaruar se futbollistët e klubit londinez do të luftojnë në mënyrë që trajneri Antonio Conte ta ruaj punën e tij, transmeton zeri.info

Pozita e italianit është vënë në rrezik pas disa rezultateve të dobëta këtë edicion, por reprezentuesi belg insiston se lojtarët do të bëjnë gjithçka në mënyrë që Conte të mbetet në krye të ekipit. Ish-trajneri i londinezëve,

Jose Mourinho kishte paguar çmimin me shkarkim pas fillimit të dobët me klubin në edicionin 2015/2016, vetëm një vit pas triumfit në ligën angleze.

“Më kujtohet çfarë ndodhi dy vite më parë me Jose Mourinhon, filluan të thuheshin gjëra të ndryshme, kishte histori të ndryshme për dhomat tona të zhveshjes, pa ditur se çfarë po ndodhte”, deklaroi Courtois.

“Ne jemi të lumtur të tregojmë se jemi gati për të luftuar. Të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhte (spekulime të shumta për të ardhmen e Contes) nëse do të kumbisnim ndaj Watfordit”, shtoi ish-portieri i Atletico Madridit./Zëri