Në Kosovë formacionet i bëjnë drejtorët dhe sekretarët

Sport October 23, 2017 - 12:01

Granit Kolshi u largua nga Kosova ditë më parë shkaku i zhgënjimit që e kishte fituar për kushtet në futbollin kosovar, shkruan sot gazeta Zëri.

Portieri i njohur ka goditur nga Amerika, duke konsideruar se jo gjithmonë formacionet këtu i bëjnë trajnerët.

“Po të mos ishin disa trajnerë që vlerësojnë sa kushton ti, atëherë do të ishte ndryshe. Po të mos e bënin formacionin disa drejtorë sportivë apo sekretarë do të ishte ndryshe. Fatkeqësisht kjo ekziston në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Zëri/