U bëmë gazi i botës

Sport October 23, 2017 - 11:58

Dhuna që u shfaq në ndeshjen Flamurtari – Vëllaznimi ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë, shkruan sot gazetya Zëri.

Madje edhe mediet e huaja i kanë kushtuar vëmendje skandalit që ndodhi në stadiumin “Xhemail Ibishi”, kur tifozët e Flamurtarit u futën në fushë dhe i sulmuan fizikisht futbollistët gjakovarë, me ç’rast referi e ndërpreu automatikisht lojën.

“Ndeshja u ndërpre pas skandalit të tifozëve. Loja në futbollin kosovar përfundoi pas intervenimit të Policisë. Pamje tronditëse shihen në ndeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Vëllaznimit, ku u desh të intervenonte edhe Policia pasi në fushë ndodhi një kaos”, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick.ch”.

“Pas ndeshjes së Europa Leagues ndërmjet Evertonit dhe Lyonit skena të ngjashme janë parë të premten edhe në Kosovë, ku ndeshja u ndërpre pasi rezultati u barazua në 1:1. Derisa lojtarët e Vëllaznimit po festonin një tifoz hyri në fushë dhe i sulmoi ata. Më pas edhe tifozë të tjerë u futën në fushë dhe referi nuk kishte zgjidhje tjetër pos ta ndërpriste ndeshjen”, vazhdon e përditshmja e njohur zvicerane. /Zëri/