Cassano: Mund të isha bërë si Messi

Sport October 23, 2017 - 11:28

Antonio Cassano beson se do të mund të ishte bërë si ylli i Barcelonës, Lionel Messi, por thotë se e shkatërroi vetveten.

Sulmuesi nuk është teknikisht i pensionuar, por nuk ka luajtur për pothuajse një vit pas një periudhe të shkurtër te Hellas Verona, pres së cilës u largua gjatë verës.

“Jam një djalë problematik sepse kurrë nuk e di se me çfarë humori do të zgjohem në mëngjes”, deklaroi ish-reprezentuesi italian.

“Mund të kisha luajtur në një planet tjetër, por kisha një problem që nuk i doja stërvitjet dhe doja të haja siç doja unë dhe e shkatërrova veten”, shtoi ai.

“Kam luajtur në klubet më të mëdha të botës si Real Madridi, Interi dhe Milani. Nëse do të kisha një kokë tjetër do të luaja në Mars. Do të isha si Lione Messi, Neymar dhe disa të tjerë”, u shpreh ai./Zëri