Mandzukic, faleminderit për kartonin e kuq

Sport October 23, 2017 - 11:16

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka falënderuar sulmuesin e ekipit të tij, Mario Mandzukic pas ndëshkimit me karton të kuq në fitoren 2-6 të torinezëve ndaj Udineses, transmeton zeri.info 

Kroati së pari u ndëshkua me karton të verdhë pas një kacafytje me Ali Adanin në minutën e 25-të, por pas protestave ndaj gjyqtarit e morri edhe kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.

“Sidoqoftë, unë doja që ta pushoja Mandzukicin për ndeshjen e ardhshme. Në fakt, dua ta falënderoj atë sepse ne duhej të ktheheshim dhe të fitonim ndeshje duke u mbrojtur dhe duke vuajtur për rezultat, kështu që ne vetëm mund ta falënderojmë”, tha Allegri.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje të denja, por ne kishim nevojë për diçka si kjo. Me 10 lojtarë, skuadra ishte më e përqendruar”, shtoi ai./Zëri