Benzema nuk është i mbivlerësuar

Sport October 23, 2017 - 10:53

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se sulmuesi i tij, Karim Benzema nuk është i mbivlerësuar, transmeton zeri.info.

Zidane thotë se Benzema tregoi kualitetin e tij në sfidën ndaj Eibarit, por pranoi se kritikat ndaj lojtarit nuk do të ndalen.

Reprezentuesi francez, i cili ka shënuar vetëm një gol në La Liga këtë edicion, u inkuadrua nga banka rezervë të dielën në fitoren 3-0 ndaj Eibarit dhe asistoi në golin e tretë të shënuar nga Marcelo në minutën e 82-të.

Zidane mbrojti 29-vjeçarin pas kritikave të shumta ndaj tij në ndeshjen ndaj Tottenhamit javën e kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Ata kurrë nuk do të ndalen së diskutuari për të. Ai është shumë i mirë dhe kaq. Ai tregoi kualitetin në 30 minutat e tij sot. Për mua, ai nuk është i mbivlerësuar”, deklaroi Zidane./Zëri