Java e befasive

Sport October 22, 2017 - 19:17

Sigal Prishtina e ka fituar më lehtë se kurrë më parë derbin e dikurshëm ndaj Trepçës, të cilën e mposhti në Mitrovicë me plot 66 pikë dallim, 108:42.

Prishtinasit e kryen krejt punën qysh në çerekun e parë, të cilin e fituan 30:9. Ata ishin bindës edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 27:11.

E në 10-minutëshin e tretë mitrovicasit ishin dizastër i vërtetë: realizuan vetëm 1 pikë, krahas 32 të pësuarave.

Ndërkaq çereku i katërt u takoi “Xehetarëve”, 21:19, por deri në atë periudhë kishte marrë fund gjithçka.

Martin dhe Veseli shënuan nga 18 pikë për kampionin, kurse Berisha shtoi 14. E te mitrovicasit 18 pikë realizoi Haxhiu e Malaj 15.

Mitrovicasit nuk janë të vetmit që u “goditën” në fundjavë. Në fakt të dielën Peja e pësoi njërën prej humbjeve më të rënda në histori.

Verdhezinjtë u mposhtën në shtëpi nga Rahoveci, 87:96. Pejanët e fituan çerekun e parë, 29:23, por edhe atë të dytë, 25:24.

Por duket se kjo ishte fuqia e tyre pasi rahovecasit reaguan për mrekulli në pjesën e dytë.

Ata e fituan 10-minutëshin e tretë, 20:10 dhe në atë të fundit dhe vendimtar ishin më të mirë, 29:23, për ta fituar ndeshjen e radhës dhe për ta rrëmbyer pozitën e dytë në tabelë, të cilën e ndan me Golden Eagle Yllin, që e fitoi derbin e fqinjëve ndaj Bashkimit, 92:80 (24:15, 9:25, 35:21 e 24:19).

Në duelin e fundit për nga rëndësia Borea e shijoi fitoren e parë në Superligë, duke e mposhtur Kerasan Prishtinën, 80:77 (14:22, 24:15, 24:25 e 18:15). /Zëri/

Superliga – Java e katërt

Rezultatet

Trepça – Sigal Prishtina            42:108

Peja – Rahoveci                        87:96

Golden Eagle Ylli – Bashkimi    92:80

Kerasan Prishtina – Borea        77:80

Tabela

1. Sigal Prishtina           4          8

2. Golden Eagle Ylli      4          7

3. Rahoveci                  4          7

4. Bashkimi                  4          6

5. Peja                         4          6

6. Borea                       4          5

7. Kerasan Prishtina    4          5

8. Trepça                     4          4