Besa e Prishtina, pa konkurrencë

Sport October 22, 2017 - 19:16

Besa FamGas dhe Prishtina po tregohen ekipe pa konkurrencë në Superligën e Kosovës në hendboll, shkruan zeri.info.

Skuadra pejane e ka “shkatërruar” Llapin në udhëtim, duke e mposhtur me plot 34 gola dallim, 52:18, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Nga ana tjetër, përcjellësi i ekipit bardhekuq, Prishtina, nuk hasi në ndonjë problem për ta mundur Vushtrrinë me 16 gola dallim, 44:28. Në duelin e tretë dhe të fundit të fundjavës Drita shënoi fitore minimale ndaj Zhegrës.

Rezultatet: Llapi – Besa FamGas 18:52, Prishtina – Vushtrria 44:28, Drita – Zhegra 34:31.

E hënë: Vëllaznimi – Samadrexha (18:30). E mërkurë: Trepça – Kastrioti (18:00).

Tabela: Besa 12 pikë, Prishtina 12, Drita 8, Kastrioti 6, Zhegra 5, Trepça 4, Vëllaznimi 4, Vushtrria 3, Samadrexha 2 e Llapi 0.