Kane, i lumtur me lëvdatat e Zidanet

Sport October 22, 2017 - 14:21

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane thotë se është i lumtur nga fjalët e trajnerit të Real Madridit, i cili kishte deklaruar se anglezi është një sulmues i kompletuar.

Duke folur për fjalët e strategut francez, Kane theksoi se ai mendon që mund të përmirësohet ende.

“Gjithmonë ndjej se ka gjëra në të cilat mund të përmirësohem, mendoj se kurrë nuk do të ndalem së provuari që të bëj këtë gjë”, deklaroi Kane për “Sky Sport”.

“Është një kompliment i madh dhe mund ta marr si një gjë pozitive dhe e ndjej si motiv shtesë për vetëbesim”, shtoi 24-vjeçari. Anglezi ka shënuar 15 gola në po aq ndeshje për klubin dhe kombëtaren e tij këtë edicion, kurse në vitin e kaluar kishte realizuar plot 35 gola në 38 ndeshje me Tottenhamin./Zëri