Tottenhami kërkon Suson

Sport October 22, 2017 - 13:30

Tottenhami përsëri është duke shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Suso, transmeton zeri.info

Klubi anglez kishte kërkuar reprezentuesin spanjoll edhe gjatë verës, por klubi italian kishte refuzuar shitjen e tij. Suso, i cili ka rinovuar kontratën me gjigandin italian gjatë muajit shtator, është duke hasur vështirësi në taktikat e reja të trajnerit Vincenzo Montella.

Tottenhami është duke e vëzhguar mesfushorin dhe interesimi i tyre është mjaft i madh, raportojnë mediat angleze.

Milani kishte refuzuar ofertën prej 23 milionë eurove të Tottenhamit në verë sepse spanjolli shihet si njëri prej yjeve të klubit nga “San Siro”. Problemi i vetëm qëndron tek klauzola e Susos, e cila është në vlerë prej rreth 50 milionë eurove./Zëri