Gattuso zëvendëson Montellan?

Sport October 22, 2017 - 13:01

Trajneri i të rinjve të Milanit, Gennaro Gattuso mund të ngrihet në detyrë si trajner i ekipi të parë, në rast të shkarkimi të Vincenzo Montellas, transmeton zeri.info

Gjigandi italian ka humbur tre ndeshej radhazi në Serie A dhe presioni mbi Montellan është shtuar shumë.

Drejtorët e Milanit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli kanë paralajmëruar se kohës së Montellas është duke i ardhur fundi.

Si trajnerë të mundshëm për zëvendësimin e Montellas janë përmendur edhe Paulo Sousa dhe Walter Mazzarri, por klubi nuk e di nëse kjo është koha e duhur për të sjellë një trajner të ri që do të mund të sillte probleme në stilin e lojës së ekipit. Në vend të kësaj,

Milani mund të vendos për Gattuson, i cili drejton ekipin e të rinjve, për të drejtuar ekipin deri në fund të edicionit./Zëri