‘Blicku’ zviceran: Ndërpritet ndeshja në Kosovë pas skandalit të tifozëve, ndërhyn policia

Sport October 21, 2017 - 20:01

Dhuna që u shfaq në ndeshjen Flamurtari – Vëllaznimi ka bërë bujë të madhe, shkruan zeri.info. Madje, edhe mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje skandalit që ndodhi në stadiumin “Xhemail Ibishi”, kur tifozët e Flamurtarit u futën në fushë dhe i sulmuan fizikisht futbollistët gjakovarë, me ç’rast referi e ndërpreu automatikisht lojën.

“Ndeshja u ndërpre pas skandalit të tifozëve. Loja në futbollin kosovar përfundoi pas intervenimit të policisë. Pamje shokuese shihen në ndeshjene ndërmjet Flamurtarit dhe Vëllaznimit, ku u desh të intervenonte edhe policia pasi në fushë ndodhi një kaos”, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick.ch” në versionin e saj online.

“Pas ndeshjes së Europa Leagues ndërmjet Evertonit dhe Lyonit, skena të ngjashme janë parë të premten edhe në Kosovë, ku ndeshja u ndërpre pasi rezultati u barazua në 1:1.

Derisa lojtarët e Vëllaznimit po festonin, një tifoz hyri në fushë dhe i sulmoi ata. Më pas edhe tifozë të tjerë u futën në fushë dhe referi nuk kishte zgjidhje tjetër pos ta ndërprente ndeshjen”, vazhdon e përditshmja e njohur zvicerane. Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës pritet ta regjistrojë të hënën këtë ndeshje me rezultat zuyrtar, 3:0. /Zëri/

Image
Image
Image