Kapiteni i Vëllaznimit rrëfen sulmin e tifozëve: Këta tre lojtarë kanë pësuar dëmtime më të rënda

Sport October 20, 2017 - 17:14

Kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint Morina, ka folur për gazetën pas ndeshjes së ndërprerë ndaj Flamurtarit.

Ai thotë që gjithçka ka qenë korrekte deri në momentin e golit të gjakovarëve.

“Gjithçka ka qenë normale deri te goli i barazimit. Pastaj tifozët janë futur në fushë dhe na kanë sulmuar”, deklaroi Morina për Gazetën Olle.

“Semir Zeneli, Jeton Dushi dhe Granit Osmanollaj kanë pasur dëmtime më të rënda”.

“Momentalisht jemi të sigurt. Tani situata është qetësuar”, shtoi ai.